Grabitet me armë gjatë natës një pikë karburanti, shpallen në kërkim autorët! Ja shuma e parave që morën

Jun 16, 2026 | 11:03

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Ngjarja është shënuar rreth orës 01:30, në pikën e karburantit të kompanisë Elda.

policia kruje

Sipas informacioneve paraprake, dy autorët kanë qenë të maskuar dhe kanë zbritur në këmbë nga mali drejt pikës së karburantit, ku kanë kërcënuar punonjësin me një armë gjahu çifte dhe i kanë marrë xhiron ditore.

Gazetarja Xhensila Kodra raporton se grabitësit kanë mundur të marrin rreth 20 mijë lekë të rinj.

Pas grabitjes, ata janë larguar sërish në këmbë në drejtim të malit. Policia ka identifikuar dy autorët e dyshuar dhe i ka shpallur në kërkim.

© Panorama.al

Te lidhura