
Një sasi e konsiderueshme prej rreth 1.5 milionë lekësh të rinj janë grabitur në një apartament pak metra larg qendrës së Tiranës. Autorët e ngjarjes së ndodhur natën e së hënës janë ende persona të panjohur, ndërkohë që policia ka nisur hetimet. Sipas veprimeve të para hetimore, ka rezultuar se autorët e ngjarjes kanë vepruar duke përdorur mekanizmin e hapjes së dyerve të blinduara me kartë manjetike. Një e tillë është kthyer tashmë në një praktikë të zakonshme pune për hajdutët, të paktën dy persona kanë arritur të futen në apartament dhe kanë vjedhur shumën e konsiderueshme të parave.
(Artikullin e plotë e gjeni në ditën e sotme të gazetës Panorama)











