Ndihmës-sekretari i SHBA-ve, Philip Gordon konfirmoi për RTV21 se nuk do të ketë tërheqje të forcave amerikane nga Kosova.
“NATO dhe ne, në kuadër të saj edhe SHBA-ja do të vazhdojnë të qëndrojnë në Kosovë përderisa të arrijnë objektivin”, u zotua Gordon.
Duke patur parasysh situatën në Kosovë, posaçërisht në veri të saj, forca e NATO-s në Kosovë do të vazhdojë të jetë në të njëjtin nivel, rreth 7 mijë ushtarë, e në kuadër të tyre afër 1 mijë ushtarë amerikanë.
“Pra, jo tërheqja por as zvogëlimi i numrit të forcave amerikane në Kosovë nuk është në agjendën dhe programin e SHBA-ve”, konfirmoi Gordon. (zeri)
© Panorama.al











