Marash Kumbulla zhvilloi një paraqitje fantastike me fanellën e Espanjolit në duelin ndaj Seviljas të luajtur në transfertë. Mbrojtësi shqiptar tundi rrjetën në minutën e 15-të të sfidës në barazimin 1 me 1.

Në bazë të vlerësimit të faqes së specializuar të statistikave “Sofa Score”, Kumbulla rezulton lojtari me notën më të lartë te Espanjoli, 7.4.

Për sa i përket statistikave, përveç golit, spikasin 9 duelet e fituara ai shë 1 gjuajtje të bllokuar.
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al











