“Goditja ndaj News24, një nga ngjarjet më të rënda në vend!”- Korreshi: Futja në ambientet e gazetarëve dhe heqja e sinjalit janë shqetësuese

Oct 29, 2025 | 15:46

Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi, ka folur sërish në lidhje me ngjarjen e rëndë që përfshiu televizionin News24 me heqjen e sinjalit, duke e cilësuar atë si një nga ngjarjet më të rënda në vend.

korreshi news 24Pas fjalës së tij në takimin e 20-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri–BE, ku Korreshi ngriti shqetësimin për rastin, deputeti tha për News 24 se ka theksuar dy momente shumë të rënda.

“Ka dy momente shumë të rënda që unë përmenda, është heqja e sinjalin në mënyrë arbitrare pa një vendim të një organi administrativ dhe e dyta që është më e rëndë, moslejim i gazetarëve që të aksesojnë ambientet e punës që është akoma më dramatike”, tha ai.

 

Korreshi shtoi se bashkëkryetari i Këshillit, me përvojë në fushën e medias, e trajtoi çështjen me ndjeshmëri të veçantë, duke e përfshirë në procesverbalin e takimit.

Korreshi: Ka dy momente shumë të rënda që unë përmenda, është heqja e sinjalin në mënyrë arbitrare pa një vendim të një organi administrativ dhe e dyta që është më e rëndë, moslejim i gazetarëve që të aksesojnë ambientet e punës që është akoma më dramatike, te kompjuterat, informacionet e tyre.

Një amulli. Për mua, futja në ambientet e gazetarëve është akoma më e rëndë se heqja e sinjalit. Për fat të mirë, pash një interes nga bashkëkryetari, i cili drejtonte Këshillin sot, është gazetar. Që në nisje të fjalës e nisi në këtë pikë të mediave. E kishte shumë të ndjeshme sepse ka një jetë të tërë që është gazetar.

Por, për të tillë specifikë, vetëm mblidhen materiale dhe kryetari nuk flet me ne, nuk jep mendimin e tij. E morëm mesazhin dhe është në procesverbalin e këtij këshilli. Është një nga ngjarjet më të rënda që na ka ndodhur në Shqipëri për mendimin tim.

© Panorama.al

Te lidhura