Gjyqtari dhe avokati përplasen fizikisht në gjyq

Sep 19, 2012 | 13:21

ELBASAN- Një ngjarje e pazakonte është shënuar ditën e sotme në Gjykatën e Elbasanit.

Një gjyqtarë dhe një avokat janë konfliktuar verbalisHt dhe fizikisht në seancën e gjyqit.

Ngjarja e rëndë e ndodhur në Gjykatën e Elbasanit ka përplasur gjyqtarin, Xheladin Karkini  me avokat, Bujar Dyrmishin.

Enden nuk ka të dhëna lidhur me arsyet që kanë çuar në konflikt avokatin dhe gjyqtarin, ndërsa për momentin në gjykatën e Elbasanit janë pezulluar për 90 minuta të gjitha seancat gjyqësore.

Mësohet se avokat, Bujar Dyrmishi është shoqeruar për në polici.

© Panorama.al

Te lidhura