Gjyqi ndaj Erion Veliajt, Gjykata e Lartë cakton gjyqtaren që do shqyrtojë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës

Jun 14, 2025 | 21:37

Gjykata e Lartë ka caktuar gjyqtaren qe do të shqyrtojë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erjon Veliaj, kundër vendimit të gjykatës së Apelit të Posaçëm.

erion veliaj

Veliaj kërkon ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg” dhe mësohet se si relatore e rekursit është caktuar gjyqtarja Albana Boksi, por ende nuk ka një datë për shqyrtimin e çështjes.

Kujtojmë se Veliaj është nën hetim për korrupsion e pastrim parash dhe ndodhet në qeli që prej 10 shkurtit të këtij viti.

Në dosjen e SPAK ka të akuzuar dhe nën hetim edhe familjarë të Veliajt dhe disa biznesmenë.

Screenshot 2025-06-14 214014

© Panorama.al

Te lidhura