TIRANE- Gjykata e Krimeve te Renda ka vendosur sot “burg te perjetshem” per Aldo Baren, akuzuar si kreu i bandes se Lushnjes. Vendimi per denimin e tij u dha paraditen e sotme. Ne seance nuk ka pasur asnje lloj reagimi gjate dhenies se vendimit, as nga familjare te pranishem ne salle e as nga vete Aldo Bare, qe ka qene i pranishem e duket se e ka pritur shume qetesisht denimin.
Ne emer te trupit gjykues, kryetarja Fatmira Hajdari ka vendosur te lihet ne fuqi kerkesa e prokurorise. bare u shpall fajtor per 5 vrasje qe rendojne mbi te e sipas trupit gjykues jane tashme te provuara.
Mbrojtja nuk ka deklaruar asgje, ndonese pritet qe mos mbetet me kaq, pasi mendohet nje apelim i mundeshem i vendimit te sapo dhene, qe e le Baren ne qeli perjete.
Nje seance pas pretences, ku prokurori kerkoi burg perjete, Aldo Bare u deklaruar i pafajshem, nderkohe qe kete gje argumentoi edhe avokati i tij mbrojtes.
“Asnjë dëshmitar nuk ka vënë gishtin mbi Baren si autor i ndonjë krimi. Prokuroria nuk ka sjellë asnjë provë konkrete për akuzat ndaj Bares. Madje prokuroria nuk ka prova as për pretendimin e ekzistencës së një bande kriminale”, tha ai.
Sipas tij, çështja ndaj Aldo Bares ka pasur një ngarkesë të madhe politike dhe mediatike dhe për këtë duhet të merret vendimi bazuar mbi ligjet, faktet dhe provat. Vete Bare eshte mbrojtur duke deklaruar se eshte i pafajshem.
© Panorama.al











