Gjekmarkaj në Foltoren e Kurbinit me demokratët: Ju mbetet të na udhëhiqni në një dhjetor tjetër! Më datë 22, protesta do jetë shembullore, të marrim në dorë fatin tonë

Dec 20, 2025 | 18:46

Deputeti i PD-së Agron Gjekmarkaj ishte sot i pranishëm në foltoren e Berishës me demokratët e Kurbinit.

gjekmarkaj

Gjekmarkaj ftoi qytetarët e Kurbinit të jenë të pranishëm në Tiranë, në protestën e organizuar nga PD-ja të hënën e 22 dhjetorit.

Sipas tij, sot Shqipëria po vidhet dhe po fiket dhe është koha e demokratëve të marrin fatin e vendit në dorë në një dhjetor të dytë, pas atij të ’90.

Gjekmarkaj: Ne ju duam ju besojmë. Ju mbetet të në udhëhiqni nga një dhjetor në tjetrin për një Shqipëri i gjithë Europa një ëndërr që na rrëmbehet sa herët që komunistët rrëmbejnë pushtetin. Kurbini e ka thënë fjalën e vet dhe do ta thotë edhe të hënën. Sot Shqipëria po fiket po vidhet nga banda që ka mbi krye nga Edi Rama me shokë me perversitete që i tejkalojnë të gjithë normat.

Korrupsioni sundimi, banalitetit po i zë frymën Shqipërisë, po i varfëron familjet tuaja po  dëbon të gjithë nga atdheu. Kjo është një qeveri pushtuese, duhet të kthehet liria e dinjitetit. Sot këtu shoh guximtarë, burra e gra që nuk shitën votën por përballën dhe fituan. Për këtë faleminderit të gjithë jush. Që më bëtë nderin e jetës që ma lehtësuat barrën që më dha kreu Berisa si kryetari i qarkut Lezhë. Të hënën më datë 22 protesta jonë në Tiranë do jetë shembullore, pikë kthese për të marrë në dorë fatin tonë. Mjaft në korrupsione, mjaft në skandale, mjaft me idiotë në zyrat e shtetit.

© Panorama.al

Te lidhura