Vasil Llajo kandidati i PS-së zgjedhjet e 11 majit për qarkun e Vlorës, foli në News 24 lidhur me fushatën elektorale.

Llajo theksoi se angazhimi i tij për zonën ku kandidon janë programet dhe projektet që nuk do mbeten thjesht në letër.
“Jam urë lidhëse mes përgjegjësisë aty dhe përgjegjësisë që do kem nesër. Nga momenti që përfaqësoj një subjekt politik jam i detyruar të përçoj te njerëzit arsyet pse nuk janë bërë dhe optimizmin që me mua dhe pushtetin qendror 4 vitet e ardhshme do bëjmë, programe që nuk do ngelen në letër, por do mundohem të nxjerrim zgjidhje reale.”
Më tej shtoi se gjëja e parë që do bëjë nëse zgjidhet është zgjidhja e certifikatave të pronësisë për të gjithë zonat e qarkut ku kandidon.
“Gjëja e parë janë certifikatat e pronësisë, janë probleme në gjithë zonat. Jam përgjegjës për këto zona. Mendoj se janë gjëra teknike që zgjidhen me një buxhet lokal që do azhornojë pushtetin qendror. Kemi një kompleks problemesh që mund të zgjidhen për zonën time. Ka dhe zona ku është e vështirë zgjidhja, që do studim dhe projektim. E dyta është infrastruktura ka disa fshatra ku nuk ka rrugë. Vështirësia e komunikimit me këto fshatra është vështirë se nuk ka mundësi kalimi aty. Po të ketë rrugë mund të pretendosh nesër edhe për një farë turizmi, që edhe të shtrihet në kohë dhe të shfryhet turizmi detar. Ardhja e të huajve të shtrihet në 12 vite por me kushtet që me këto rrugë të shkosh në këto fshatra. Është aset i madh që mund të shfrytëzohet nga turizmi.”
Sakaq, rrëfeu se punën si mjek nuk do e lërë, por do e vazhdojë pasi politika për të është aktivitet plus.
“Edhe tani vazhdoj dhe punët e mia. Nuk e konceptoj të braktis mjekësinë. Aktiviteti politik është plus, do i kushtoj kohën e nevojshme. Nuk i hyra politikës që të lë mjekësinë dhe ti përkushtohem politikës.”
© Panorama.al











