Gerta dhe Luna, një wikend në natyrë

Sep 10, 2011 | 13:57

Detyrimet e shumta nuk e kanë penguar Gerta Hetën që t’i ofrojë disa çaste relaksi vajzës së saj Lunës, duke kaluar kështu një ditë fundjave në natyrë, pasi fëmija i vogël ka nevojë për ajër të pastër. Pasi bashkëshorti i saj Matko ka akoma më shumë obligime në futboll, këtë detyrë e ka marrë përsipër e ëma, Gerta. Vajza e vogël Luna tashmë ka filluar të rritet duke u bërë 5-muajsh, dhe janë momentet kur ka më shumë nevojë për prindërit e saj. Në një intervistë dhënë së fundi, Gerta ka treguar se Matko e ndihmon shumë për Lunën, madje e ndihmon shumë edhe për gatimin në shtëpi. Rritja e vajzës dhe obligimet në punë atë e kanë ndarë edhe nga shoqëria me të cilat takohet vetëm në rastet kur i vijnë për vizitë në shtëpi ose edhe kur i nxjerrin fëmijët në shëtitje. Gerta ka treguar se prindërit e Matkos e kanë pritur shumë mirë Lunën dhe janë adaptuar shumë shpejt me të, saqë në ditën kur janë larguar drejt Kroacisë, janë përlotur shumë.

© Panorama.al

Te lidhura