Prokuroria: Në burg 3 të pandehurit e Gërdecit

May 4, 2011 | 12:42

TIRANE- Prokuroria kerkon rikthimin ne burg te tre te pandehurve te procesit Gerdeci, liruar pak kohe me pare nga Gjykata me argumentimin e mbarimit te afateve te paraburgimit.

Behet fjale per rekursin e bere ne Gjykaten e Larte nga ana e prokurorise per tre te pandehurit, Ylli Pinari, Mihal Delijorgji dhe Sokol Ngjeci.

Kolegji penal i Gjykatës së Lartë me relatore Shpresa Becaj nisi sot shqyrtimin e rekursit te bere nga Prokuroria dhe vendosi qe verdikti do te jepet ne oren 10.00 te dates 9 maj.

Prokurori Artur Selmani ka kerkuar rikthimin ne burg te te pandehurve, duke deklaruar se nuk ka pasur shkelje te afateve dhe vendimi i marre mbi kete argumentin ka qene i padrejte.

Gjykata e Apelit e Tiranës ne vendimin e saj te marre javen e pare te marsit, a të pandryshuar vendimin e ndërmjetëm të trupës gjykuese të dosjes “Gërdeci”, për lirimin nga paraburgimi të tre të pandehurve, Mihal Delijorgji, Ylli Pinari dhe Sokol Ngjeci, për shkak të kalimit të afateve të paraburgimit.

Apeli shqyrtoi ankimin e Prokurorisë mbi vendimin e Gjykatës së Tiranës të datës 7 shkurt, që liroi nga qelitë të pandehurit. Burime pranë gjykatës bënë të ditur se sërish argumentet e palëve kishin të bënin me datën e caktimit të afateve të parabu-rgimit. Sipas përfaqësuesit të Prokurorisë, llogaritja e afateve duhet të niste në qershor të vitit 2009, kohë kur dosja “Gërdeci” ka mbërritur për gjykim në Gjykatën e Tiranës.

Ndërsa avokatët kanë pretenduar se afatet e parab-urgimit për klientët e tyre kishin përfunduar, pasi llogaritja e afateve, sipas tyre, nis në mars 2009, kur dosja mbërriti për gjykim në Gjykatën e Lartë.

Në përfundim, gjykata vendosi lënien në fuqi të vendimit të ndërmjetëm të Shkallës së Parë.

© Panorama.al

Te lidhura