Genta, Loriku, Tuna, Erioni, Gjergj e Xhejsi Jorgaqi, bashkë për të kënduar himnin e Aleancës Kuq e Zi

Sep 10, 2011 | 13:51

Do të jetë një himn me vargje patriotike e muzikë moderne. Dhe do  të jetë himni i Aleancës Kuq e Zi. Vargjet dhe muzika e këngës janë shkruar nga kantautori i njohur Gjergj Jorgaqi, i cili edhe këndon në realizimin muzikor, që tashmë ka përfunduar regjistrimin dhe ku këndojnë së bashku emra të njohur të muzikës. Bashkë me Gjergjin këndon e bija e tij këngëtare, Xhejsi Jorgaqi, Erion Korini, këngëtarja kosovare, Genta Ismajli, këngëtarja nga Maqedonia, Tuna Sejdiu dhe për suprizë të të gjitha fansave të futbollit, do të këndojë kësaj here dhe futbollisti i njohur Lorik Cana. Me vargje patriotike dhe muzikë shumë rock ata kanë realizuar himnin e Aleancës Kuq e Zi, që do t’i shoqërojë ata në të gjitha lëvizjet e tyre për mbrojtjen e kauzave të tyre. Duket se pjesë e kësaj lëvizjeje po bëhen kështu dhe personazhet e botës së televizionit, siç ishte rasti i “Miss Albania 2010”, 19-vjeçares nga Vlora, Arnita Beqiraj, e cila deklaroi angazhimin e saj në Aleancën Kuq e Zi. Kjo aleancë në lëvizjen e saj ka aspiruar për kauzën e shumë disktutuar të deklarimit të kombësisë dhe fesë në të cilën beson, duke qenë kundër inventarizimit e, shumë prej të cilëve që e sugjerojnë këtë, ndër ta edhe fqinjët grekë, e konsiderojnë si lehtësisht të provueshme se nuk kanë asnjë të dhënë të tillë në regjistrimet e tyre.

© Panorama.al

Te lidhura