Gazetari Klevin Muka në nisje të protestës së 33-të lexoi deklaratën e protestë mbi qëndrimin ndaj dhunës policore sot para parlamentit ndaj protestuesve.
Deklarata dënon agresionin e paprecedent dhe të paprovokuar nga policia e shtetit, si dhe nga policia private e deputetit Ulsi Manja.
Klevin Muka: Komunikatë: Sic kemi njoftuar ditën e djeshme njoftuam se do ishim para parlamentit dhe për tju thënë deputetëve se nuk përfaqësoni askënd dhe se çdo seancë duhet të pezullohet pasi populli është në rrugë. Njoftuam qytetarët të pajisen me vezë dhe miell pasi deputetë nuk përfaqësojnë votuesit por krimin dhe kryetarin e partisë. Një grup prej nesh po pritës orën 10 në një kafene. Aty u shfaq papritur ish ministri drejtësisë i akuzuar për blerje votash në Dibër në dosjen184, Ulsi Mmanja së bashku me banditët, protestuesit u dhunuar nga Policia private e Ulsi Manjës njërit prej protestuesve iu thye hunda. Që në këtë moment policia kriminale ishte bërë gati për dhunë. Protesta vijoi normalisht me qytetarë të revoltuar. Të ulur pranë parlamenti u dhunuan nga policia në mënyrë të menjëhershme dhe jo proporcionale. Policia ndërhyri me dhunë. Me shkopinj gome, spraj. Gaz. Arrestoi shumë qytetarë. Kryeministrit Rama dhe shtetit të tij kriminal iu është sosur durimi. Po tenton që kjo protestë që ka qenë shembull, ta bëjë pis. Pikërisht në këtë moment do i themi se kjo protestë është gjëja më e bukur që i ka ndodhur këtij vendi dhe do jemi këtu derisa ti të largohesh. Nëse argumenti është dhuna argumenti jonë është rezistenca dhe qëndresa. Nuk do dorëzohemi dhe nuk do bëhemi si ju. Ne do vazhdojmë protestën këtej e tutje në mënyrë paqësore si çdo ditë derisa të fitojmë.
© Panorama.al












