Gardistët: Qëlluam në ajër më 21 janar, u ça rrethimi

Sep 20, 2012 | 12:42

Sadik Çela, gardisti që dëshmoi në Gjykatë

Dëshmia në gjyq: Para protestës na kërkuan të bëjmë kujdes me armët.

Sadik Çela e Çelnik Hasa: U thye porta e Kryeministrisë.

Tre punonjës të Gardës së Republikës dëshmuan dje në procesin gjyqësor në Gjykatën e Tiranës në ngarkim të ish-shefit të tyre, Ndrea Prendi dhe dy ish-kolegëve, Agim Llupo e Margarit Kume, të akuzuar në dosjen “21 janari”. Të thirrur si dëshmitarë të Prokurorisë, tre gardistët rrëfyen veprimet e tyre gjatë orëve të demonstratës së 21 janarit 2011 para godinës së Kryeministrisë. Dëshmitari Çelnik Hasa tregoi se ishte ai personi që kishte kyçur sipas rregullave portën e rrethimit të Kryeministrisë, por demonstruesit e kishin hapur duke e nxjerrë nga menteshat. Sadik Çela, nënoficer i Togës Speciale të Gardës, rrëfeu për momentet kur kishte qëlluar në ajër për të zmbrapsur demonstruesit. Ndërsa gardisti Edmond Marsela, komandanti i Seksionit të Shërbimeve të Lëvizshme, tha se më 21 janar kishte parë demonstrues it të futeshin brenda rrethimit të Kryeministrisë dhe forcat e Gardës të qëllonin në ajër.

(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

© Panorama.al

Te lidhura