Deputeti i PD-së Gjin Gjoni ishte mbrëmjen e sotme në “Studio24” për të folur për garën e 23 majit për kreun e Partisë Demokratike, garë e cila ka vetëm një kandidat, kreun aktual Sali Berisha.
Gjoni thekson edhe një herë qëndrimin e PD-së se të skualifikuarit nga gara, Alesia Balliu dhe Ervin Salianji vepruan këto muaj dhe në fushatën zgjedhore një vit më parë, kundër interesave të partisë.
Sakaq, shtoi se Balliu punon në një institucion shtetëror dhe nuk mund të drejtojë PD. ndërsa për Evi Kokalarin shton se nuk ka teserën e partisë.
Gjin Gjoni: Është një farë normale. Nuk i është mohuar askujt e drejta përfshirë edhe mua. Secili sheh ambientin politik ku ndodhet dhe ka ambiciet e veta. Unë nuk kam ambicie. PD ka ca rregulla dhe një statut dhe aty brenda janë disa korniza. Për sa kohë që është bërë një shpallje dhe figura në PD, anëtarë ,und të shfaq ambicien për të qenë kandidaturë rivale.
Kjo shtrohet në dy emra që janë bërë objekt debati publik. Për sa kohë këto nuk janë anëtarë të PD, di figura të skualifikuar nuk janë anëtarë për shkak të mënyrës si kanë vepruar kundër PD. nuk mund të lemë të kandidojnë. Kanë qenë dhe kanë ikur.
Jam në grupin e PD dhe në diskutimet jopublike mund të jem më i ashpër se zoti Salianji. Por nuk kam dalë të gjuaj Pd me topa. Salianji i kishte të gjitha mundësitë dhe për sa kohë sepse debati po bëhet Alesia Balliun dhe Salianjin. Zonja Balliu ka filluar punë në një institucion shtetëror pranë PS. PD ka rregulla që për këdo person që ik është atashuar një force tjetër të përjashtohen për shkak të një angazhimi tjetër. Partia ka një statut. Ka filluar në një institucion shtetëror. Zonja Kokalari nuk e di nëse ka një teserë të PD-së. PD thotë mos të jenë në struktura drejtuese. Nuk mundemi një i punësuar në administratë shtetërore të drejtojë PD.
© Panorama.al












