G.Lika: Pa Balën jemi më të dobët

Jul 14, 2012 | 13:10
Gilman Lika

Një nga lojtarët kryesorë te skuadra e Tiranës, Gilman Lika, në një prononcim për “Panorama Sport” ka pohuar se largimi i Bekim Balës do të dobësojë organikën e skuadrës. Tirana në ndeshjen ndaj Alesundit, sipas të gjitha gjasave, nuk do të ketë shërbimet e sulmuesit Bekim Bala. Lojtari në fundjavë udhëton drejt Çekisë për të kryer analizat te Sparta e Pragës ku, me shumë gjasa, do të firmosë një kontratë. “Nuk besoj se Bala s’do të jetë në fushën e blertë. Unë e kam shok dhe ai më ka thënë se do të shkojë t’i zhvillojë analizat dhe do të bisedojë me Spartën e Pragës, por do të rikthehet sërish në ekip. Ai ka premtuar se do të jetë me Tiranën në Ligën e Europës. Por, në rast se largohet dhe nuk do të luajë në takimin me Alesundin, atëherë mund të them se është një mungesë e rëndësishme”, thotë Lika.

© Panorama.al

Te lidhura