
FUSHE- KRUJE- Një shpërthim i fuqishëm tritoli ka trondidur Fushë krujës dhe fabrikën e Çimentos në këtë qytete pak orë pas mesnate. Nga të dhënat e para mësohet se shpërthimi i tritolit ka ndodhur pranë fabrikës në hyrje të linjës hekurudhore.
Nga shpërthimi nuk ka patur të lënduar, por vetëm dëme të vogla materiale. Policia ka nisur menjëherë hetimet, ndërsa ka bërë me dije se janë shoqëruar deri në këto momente 20 të dyshuar për ngjarjen.
Ngjarja vjen vetëm pak ditë pasi aksioneri kryesor i fabrikës së çimentos në Fushë-Krujë është marrë në pyetje nga anëtarët e grupit hetimor që po kryen verifikime lidhur me vrasjen e shtetasit Palestinez, Anëar Rizik. Policia dhe Prokuroria e qytetit të Durrësit po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.











