Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato ka komentuar sot mbi gjetjet kryesore të raportit më të fundit të Komisionit Europian, duke theksuar se funksionimi i institucioneve demokratike në vend është sfiduar pjesërisht për shkak të polarizimit politik dhe mangësive në disa fusha thelbësore të qeverisjes.
“Në lidhje me kriteret politike raporti vlerëson se funksionimi i institucioneve demokratike është sfiduar pjesërisht për shkak të polarizimit politik, nevojës për reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore, mos zbatimi i disa vendimeve të GJK nga parlamenti, mbikëqyrjes së kushtëzuar parlamentare ndaj ekzekutivit dhe mungesës së konsultimeve publike.
Zgjedhjet ishin konkurruese, por i shënuan nga mangësi të konsiderueshme, përfshirë abuzimin me burimet publike. Në këtë aspekt dua të përshëndes krijimin e komisionit të përbashkët për reformën zgjedhore”, tha ambasadori i BE.
Me tej ambasadori vleresoi punen e SPAK, por tha se “Korrupsioni mbetet i përhapur në sektorë të ndjeshëm që ndikojnë sferat publike dhe private. Duhet më shumë ecuri në lidhje me transparencën dhe efikasitetin”.
© Panorama.al












