Fullani:Edukim financiar,rrezik nëse s’ka njohuri

Sep 15, 2011 | 10:25

TIRANË- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani ka vlerësuar edukimin financiar si një mënyrë shumë të rëndësishme për individin dhe ekonominë e një vendi.

Duke folur në Konferencën Ndërkombëtare të Bankës së Shqipërisë, Fullani ka theksuar një sërë hapash të ndërmarrë për edukimin dhe të tjera që duhen bërë. “Financat dhe edukimi financiar shkojnë paralel me njëra- tjetrën. Duhet të krijojmë akses të barabartë ndaj të gjithëve, pasi financat janë të rrezikshme kur nuk zotërohen njohuri për to”- ka thënë Fullani.

Sipas tij, BSH i ka kushtuar kujdes konstant edukimit financiar të publikut. “Axhenda jonë ka përfshirë grupmosha të ndryshme. Mirëqënia financiare e individëve është e lidhur me progresin ekonomik të vendit. Ekonomia është e fortë kur shtohen vendet e punës. Kontrolli i inflacionit është i pamundur në një shoqëri që vuan nga analfabetizmi financiar, ose ka kulturë të cunguar financiare”- tha Fullani.

© Panorama.al

Te lidhura