FRESSH s’mori leje, procedim penal organizatores

Jan 20, 2012 | 14:50
Nga protesta e FRESSH

TIRANE- Policia e ka quajtur të paligjshëm tubimin e datës 18 janar të Forumit Rinor Eurosocialist Shqiptar (FRESSH), ndaj dhe ka nisur procedimin penal ndaj organizatorëve.

Sipas policisë, po procedohet penalisht, në gjendje të lirë shtetësja Braziljana Memushaj.

Gjithnjë sipas policisë, tubimi i të rinjve socialiste para kryeministrisë ka qenë i paligjshëm pasi ata nuk kishin marrë leje për organizmin e tubimit.

Vetëm pak ditë më parë, forumi i të rinjve socialistë u tubua para kryeministrisë  me një arkivol dhe parrulla kundër qeverisë, nën sloganin “Drejtësia Vdiq”.

Reagimi i tyre erdhi pas vendimit të dhënë nga Gjyakata e Lartë e cila shpalli të pafajshëm ish zëvëndëskryeministrin, Ilir Meta.

© Panorama.al

Te lidhura