Fratini, thirrje për maturi dhe pjekuri politike

May 19, 2011 | 20:44

Ministri i Jashtëm italian, Franko Fratini i ka bërë thirrje palëvë politike në Shqipëri për maturi dhe angazhim për sigurinë e qytetarëve të Shqipërisë.

Në një reagim për situatën e fundit krijuar në Shqipëri pas zgjedhjeve vendore të 8 majit, Fratini tha se në këtë kohë palët duhet të tregojnë maturi në veprimet e tyre dhe në deklarata gjithashtu..

“Ngjarjet e këtyre ditëve na çojnë të shpresojmë se organet shtetërore do të zhvillojnë detyrën e tyre me efikasitet dhe paanshmëri”- thuhet në reagimin e Fratinit.

Në interes të vendit shqiptarët duhe të vazhdojnë rrugën e tyre drejt Evropës duke treguar maturi dhe pjekuri politike.

© Panorama.al

Te lidhura