Agjencia Franceze për Siguri Bërthamore njoftoi se nga një eksplodim në centralin atomik në pjesën jugore të Francës, është vrarë së paku një person dhe janë plagosur katër të tjerë.
Njëri nga të plagosurit është në gjendje serioze shëndetësore.
Agjencia tha se nuk ka rrjedhje të rrezatimit, pas shpërthimit në centralin Markule, afër qytetit Nim.
Është thënë se shperthimi është shkaktuar nga zjarri në furrë, në një hapësirë të mbeturinave radioaktive.
© Panorama.al











