Presidenti Macron uron Edi Ramën për fitoren e zgjedhjeve të 11 Majit: Rizgjedhja juaj dhe besimi që morët është e rëndësishme edhe për të gjithë ne! Do të na lejojë të vazhdojmë agjendën ambicioze

May 17, 2025 | 10:30

Presidenti francez, Emmanuel Macron gjate vizites ne Tiranë ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren e zgjedhjeve të 11 Majit, duke u shprehur se ai ishte i lumtur per fitoren e gares elektorale, duke thene se kryeministri mori nje mandat te qarte nga shqiptaret.

Me tej, Presidenti francez eshte shprehur se ai dhe Franca do te jenë në krah te Shqiperise per procesin e integrimit ne BE.

Ai shtoi me tej se “Rruga e Shqipërisë është shumë e qartë drejtë BE. Reformat ambicioze që po bëni, pas këtyre reformave qe duken shumë teknike për bashkatdhetarët tuaj”- tha Macorn.

Emmanuel Macron: Dua t’ju falënderoj për rizgjedhjen tuaj, për besimin që morët që është e rëndësishme për ju, por edhe për ne të gjithë. Sepse është ky mandat që do na lejojë, të vazhdojmë këtë axhendë kaq ambicioze, të dëshiruar nga vendi që prej kaq vitesh.

Dhe ju falënderoj për organizimin e CPES, që është Samiti i parë i bërë në rajonin e Ballkanit. Faleminderit për pritjen e tuaj dhe vazhdimin që do të bëjmë së bashku.

Përtej kësaj marrëdhënie dypalëshe kemi dëshiruar të shkojmë më lart dhe më fort, është vendi i Shqipërisë në BE që është i rëndësishëm duhet ta rishpreh këtu bindjen e plotë për ribashkimin e kontinentit për ti bërë ballë sfidave të përbashkëta.

Shqipëria ka bërë avancime të mëdha kohët e fundit, ka bërë blloqe kapitujsh të negociatave,  kam besim tek ajo që po bëni ju dhe jam shumë i lumtur për mandatin tuaj të qartë.

Rruga e Shqipërisë është shumë e qartë drejtë BE. Reformat ambicioze që po bëni, pas këtyre reformave qe duken shumë teknike për bashkatdhetarët tuaj.

Franca do të jetë krah jush për t’ju shoqëruar në këtë reformë dhe për t’ju mbrojtur në mënyrë që meritat tuaj të njihen nga të gjithë dhe që agjenda të mbahet sepse ju do të mbani agjendën tuja, ne do të mbajmë tonën për perspektivën e 2027 që nuk është vetëm perspektivë por realitet.

© Panorama.al

Te lidhura