FOTO+VIDEO/ Silvinjo i ka të gjithë dhe largon lojtarët e Superiores, kuqezinjtë mbyllin përgatitjet në Shqipëri për Poloninë

Mar 24, 2026 | 17:28

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka zhvilluar sot seancën e dytë stërvitore në prag të ndeshjes ndaj Polonisë, e vlefshme për gjysmëfinalet e play-off të Botërorit 2026. Kjo ishte seanca e fundit në vendin tonë, pasi nesër kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Varshavës, ku të enjten luhet takimi historik përballë vendasve.

fddsfssdsfd

Në seancën e sotme, trajneri Silvinjo më në fund i kishte në dispozicion të gjithë futbollistët, ndaj nuk ka pasur nevojën e “ndihmave” nga Superiorja si në ditën e djeshme ku kishte disa futbollistë nga elita, apo edhe nga Kategoria e Parë, për të plotësuar numrin e futbollistëve për ushtrimet e ekipit.

Kësisoj, të 26 futbollistët kanë nisur seancën rregullisht, për të bërë punën taktike konkrete për duelin ndaj Polonisë, një kundërshtari që njohim mirë pasi jemi ndeshur shpesh me të në vitet e fundit, por që tashmë e përballim në një finale të mirëfilltë.

SHIH VIDEON

adaasddsasad sdfdfsfdsdsdsf sdfdsfdsfdsfdsfsdfdsf sdfdsfdsfdsfsdfsdfsdfsdfdsf sdfdsfdsfsdfsdfdsfsdf sdfsdfdsfdsfsdfsdfsdfsdfdsf

ERJON ALLARAJ – PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura