FOTOT/ Zjarri shkrumbon shtëpinë në Elbasan, 4 anëtarë të familjes mbeten në qiell të hapur dhe në mes të acarit! Shkak i flakëve dyshohet se u bë…

Jan 20, 2026 | 18:03

Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Gurishtë–Shilbatër, Njësia Administrative Tregan, duke u shkrumbuar pothuajse plotësisht.

shtepia flake

Banesa i përket shtetasit Arif Paeshti.

zjarri6

Sipas informacioneve paraprake, zjarri dyshohet se është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.

zjarri5

Ndërsa përhapja e shpejtë e flakëve është favorizuar edhe nga era e fortë.

zjarfikese3

Menjëherë pas njoftimit, drejt vendngjarjes janë nisur mjetet zjarrfikëse nga Bashkia Elbasan për të vënë situatën nën kontroll dhe për të shmangur rrezikun e përhapjes së zjarrit në banesat përreth.

zjarri2

Si pasojë e zjarrit, katër anëtarë të familjes kanë mbetur në qiell të hapur, në një kohë kur temperaturat në zonë janë mjaft të ulëta dhe shënojnë vlera negative.

zjarrfikese shtepia

Fatmirësisht, deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.

zjarrfikese shtepia2

Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

zjarri4

zjarri7

zjarri4

zjarrfikese

© Panorama.al

Te lidhura