Fotot nga paparazzi/ Rike Roçi habit me veshjen! Vajza s*ksi “heq dorë” nga dekoltet, e mbërthyer deri në grykë me kostum në premierën e filmit

Oct 19, 2025 | 11:44

Jemi mësuar që nëpër premiera të shohim veshje ekstravagante, klasike dhe hera-herës edhe provokuese. Por ky nuk ishte rasti i Rikes.

rike roci erola doci meriton mjekiqi

Si producente e këtij filmi, por edhe si aktore protagoniste, Rikja guxoi duke ardhur në tapetin e kuq me një veshje, që duhet thënë, nuk e kemi parë më herët në të tilla evente.

Me një kostum të zi, të një stili klasik, mund të themi se ajo guxoi të ndryshoi një ‘zakon’ që kemi parë gjithnjë në premierat e filmave. Me një stil tepër modern dhe disi mashkullor, ajo u shfaq në kinema, duke marrë komplimente pa fund jo vetëm për dukjen, por edhe për revolucionin që bëri me veshjen.

Duket se ky debutim i saj si producente sjell edhe një transformim në “look”, ku tashmë vajza provokuese dhe sensuale që ishim mësuar të shihnim, ia ka lënë vendin gruas plot projekte që krijon dhe vendos në jetë edhe gjëra të mëdha dhe të rëndësishme.

rike roci erola doci meriton mjekiqi1

© Panorama.al

Te lidhura