“Nuk tërhiqemi!” – Dita e 53-të e revoltës kundër qeverisë, qytetarët sërish në shesh për largimin e kryeministrit Rama

Jul 22, 2026 | 7:36

Ka hyrë në ditën e 53-të revolta qytetare kundër qeverisë së Edi Ramës. Qytetarët shprehen të vendosur se do të vijojnë të qëndrojnë në bulevardin para Kryeministrisë deri në largimin e kryeministrit nga pushteti.

protesta-4-673x450-1-1

Ashtu si ditët e mëparshme, protesta do të nisë në orën 19:00 në sheshin “Skënderbej”, ku më pas do vijojë marshimi drejt Kryeministrisë.

Krahas kundërshtisë për projektin që prek zonën e mbrojtur të Zvërnecit, protestuesit kanë artikuluar një sërë problematikash që lidhen me korrupsionin, keqqeverisjen, si dhe probleme të tjera ekonomiko-sociale.

Qytetarët kanë parashtruar disa kërkesa kryesore. Së pari, dorëheqja e kryeministrit, por ata kërkojnë edhe shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura, ligjin për trashëgiminë kulturore, të Investitorëve Strategjikë si dhe Paketën e Maleve, të cilën kryeministri e mbrojti një ditë më parë.

Po ashtu ata kërkojnë edhe ndryshim të Kodit Zgjedhor.

© Panorama.al

Te lidhura