FOTOT/ Moti i keq shkakton rrëshqitje dherash dhe gurësh në disa rrugë kombëtare dhe rurale në Kukës!

Jan 10, 2026 | 16:54

Moti i keq ka goditur prej ditësh edhe qarkun e Kukësit, me reshje të dendura dëbore, shiu dhe deri në erozion që ka çuar në rrëshqitje gurësh e dherash, si dhe në bllokimin e disa rrugëve kryesore.

kukes dhera7

Në zonat e ulëta të Kukësit ka reshje të dendura shiu që kanë sjellë problematika me akset kombëtare (foto).

kukes dhera6

Janë regjistruar rrëshqitje të dheut, rënie gurësh, inertesh dhe dherash, duke bllokuar disa segmente dhe vështirësuar qarkullimin.

kukes dhera1

Punonjësit e emergjencave dhe autoritetet lokale janë në terren duke punuar për pastrimin e rrugëve dhe rikthimin e qarkullimit normal.

kukes dhera

Banorët këshillohen të tregojnë kujdes dhe të shmangin zonat e rrezikuara.

kukes dhera2

Emergjencat njoftojnë se në qarkun e Kukësit, furnizimi me energji elektrike është rikthyer pothuajse në të gjithë zonat, përveç disa fshatrave të Njësisë Administrative Bytyç, ku konkretisht Kam, Lajthiz, Haxhibegaj, Zogaj dhe Xhuxhë vazhdojnë të jenë pa energji.

kukes bora3

Gjithashtu, pa furnizim janë edhe fshatrat Llugaj dhe Pac në Njësinë Administrative Llugaj, si dhe fshati Çerem në Njësinë Administrative Margegaj në bashkinë Tropojë.

kukes dhera4

kukes dhera5

kukes dhera3

kukes bora

kukes dhera

© Panorama.al

Te lidhura