“Foton me Lulin e do me autograf të përbashkët?!”- Rama replikë me komentuesin: Fizikisht s’puqemi, zemrën e kemi të lidhur! Jemi larg syve, por…

Mar 27, 2025 | 8:57

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar ish-kryedemokratin Lulzim Basha gjatë bashkebisedimit virtual me qytetarët në rubrikën “Sy m’Sy”.

Rama replikoi me një komentues i cili e pyeti se kur do të bëjë një foto të përbashkët me Lulzim Bashën.

“Me Lulin kur e keni lënë për foto se pyet një shoku im në diasporë”, iu drejtua qytetari.

“E do me autograf të përbashkët shoku në diasporë?! Për foton nuk e di se fizikisht nuk puqemi, por zemrën e kemi të lidhur. Jemi të lidhur me zemër se kështu fizikisht nuk puqemi me njëri-tjetrin. Nuk jemi larg syve dhe larg zemrës, jemi larg syve dhe sytë në zemër”, shprehet Rama.

© Panorama.al

Te lidhura