FOTOLAJM/ Rrëshqet masivi shkëmbor në rrugën Elbasan–Gjinar, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Jan 10, 2026 | 11:41

Rruga Elbasan–Gjinar u bllokua paraditen e sotme si pasojë e rrëshqitjeve të një masivi shkëmbor të shkaktuar nga reshjet e shumta të shiut gjatë kësaj jave.

Elbasan–Gjinar (4)

Aktualisht është bërë e mundur hapja e një korsie për të rikthyer qarkullimin në këtë aks ku zakonisht gjatë fundjavës ka fluks të shtuar.

Elbasan–Gjinar (3)

Situata problematike u regjistrua rreth orës 10:00, në afërsi të fshatit Lleshan, duke ndërprerë përkohësisht qarkullimin e automjeteve.

Bllokimi i aksit rrugor ka sjellë vështirësi për lëvizjen e banorëve dhe mjeteve, pasi kjo rrugë është lidhja kryesore e disa fshatrave të zonës së Shpatit me qytetin e Elbasanit.

Elbasan–Gjinar (6) Elbasan–Gjinar (5) Elbasan–Gjinar (2) Elbasan–Gjinar (1)

© Panorama.al

Te lidhura