FOTOLAJM/ Mbreti Charles takohet në Vatikan më Papa Leonin! Monarku bëhet kreu i parë i Kishës Anglikane që lutet publikisht me Atin e Shenjtë

Oct 23, 2025 | 14:14

Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla u takuan për herë të parë me Papën e ri, Leon, përpara se të ndanin një moment lutjeje së bashku.

Mbreti Charles  papa leoni

Simbolika e një pape dhe një mbreti që luten bashkë, gati 500 vjet pas ndarjes së Kishës së Anglisë nga Roma, është tejet domethënëse.

Monarku, i cili është guvernatori suprem i Kishës së Anglisë, ka qenë prej kohësh një mbështetës i përpjekjeve për të ndërtuar ura bashkëpunimi mes feve të ndryshme.

Mbreti Charles  papa leon

Siç është raportuar, Papa Leo dhe familja mbretërore shkëmbyen dhurata për të shënuar këtë rast historik.

Mbreti i dhuroi Papës një fotografi të madhe argjendi dhe një ikonë të Shën Eduardit Rrëfyes, një mbret anglosakson i Anglisë, i njohur për devotshmërinë dhe jetën e tij të lutjes.

Mbreti Charles papa leon (5)

Në këmbim, Papa i dhuroi Mbretit një version në përmasa më të vogla të mozaikut “Krishti Pantokrator” nga një katedrale në Siçili, i realizuar në Vatikan.

Gjatë një takimi mbi qëndrueshmërinë mjedisore, të dy udhëheqësit shkëmbyen gjithashtu dhurata simbolike pemësh, që do të mbillen si pjesë e përpjekjeve për mbrojtjen e natyrës.

Mbreti Charles papa leon (4) Mbreti Charles papa leon (3) Mbreti Charles papa leon (2) Mbreti Charles papa leon (1) Mbreti Charles papa leon (7) Mbreti Charles papa leon (6)

© Panorama.al

Te lidhura