Familja mbretërore britanike, sipas traditës, u mblodh për të marrë pjesë në Meshën e Krishtlindjeve në Kishën Sandringham në Norfolk.
Nga Pallati Sandringham, familja mbretërore e udhëhequr nga Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla, marshuan përmes turmave drejt kishës së vogël të Shën Marisë Magdalenë për të marrë pjesë në Meshën e Krishtlindjeve.
Shumë anëtarë të familjes mbretërore ishin të pranishëm, si Princi William i Uellsit, Princesha Kate dhe tre fëmijët e tyre George, Charlotte dhe Louis.
Gjithashtu, në “paradë”, të shoqëruar nga një turmë, morën pjesë Princesha Anne dhe vëllai i saj Edward, Duka i Edinburgut. Ndër të tjera, ishin të pranishme Princeshat Beatrice dhe Eugenie, ndërsa prindërit e tyre Andrew dhe Sarah Ferguson munguan.
Këto janë Krishtlindjet e dyta të Charles si sovran dhe, siç është traditë, ai ka zgjedhur t’i kalojë ato me anëtarë të ngushtë të familjes mbretërore në Sandringham.
© Panorama.al

















