FOTOLAJM/ Ish-deputeti socialist i bashkohet protestës së Adriatik Lapajt përpara Kryeministrisë

Dec 13, 2025 | 18:45

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Vladimir Kosta iu  bashkua sot protestës së Adriatik Lapajt përpara Kryeministrisë.

vladimir kosta

Kosta u pa sot mes protestuesve të lëvizjes “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, duke iu bashkuar tubimit të thirrur nga Adriatik Lapaj kundër kryeministrit Edi Rama.

Vladimir Kosta  është  kritik i hapur i qeverisë kohët e fundit.

Vetëm dy ditë më parë, ish-deputeti socialist akuzoi Ramën duke e cilësuar si një kryeministër që “prish, dhunon dhe minon pasurinë e shqiptarëve”.

“…Pa pikën e turpit kërkon investitorë të huaj…! Si të zë vendi…”, shkroi Kosta në një postim të tij në rrjetet sociale, duke theksuar kritikën ndaj politikave aktuale të qeverisë.

© Panorama.al

Te lidhura