FOTO/ Zjarr i përmasave të mëdha në ish-Kombinatin Metalurgjik në Elbasan, retë e dendura të tymit toksik mbulojnë zonën! Autoritetet këshillojnë banorët

Jun 16, 2026 | 14:30

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë një biznes në ambientet e ish-Kombinatit Metalurgjik në Elbasan, duke shkaktuar një situatë alarmante dhe një ndotje të konsiderueshme në të gjithë zonën.

elbasan zjarr

Flakët e fuqishme janë përhapur me shpejtësi, ndërsa nga vendi i ngjarjes ngrihen shtëllunga të dendura tymi, të dukshme edhe nga distanca të largëta.

zjarri elbasan policia

Intensiteti i zjarrit ka krijuar një panoramë shqetësuese, me flakë gjigante që kanë përfshirë objektin dhe me ndotje të rëndë të ajrit.

zjarri6

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur të gjitha automjetet dhe efektivët e Shërbimit Zjarrfikës të Elbasanit, të cilët janë angazhuar në operacionin për izolimin dhe shuarjen e flakëve, me synim parandalimin e përhapjes së tyre në objektet përreth.

metalurgjiku zjarr

Deri në këto momente nuk ka informacione zyrtare për persona të lënduar apo për shkaqet që kanë çuar në rënien e zjarrit.

zjarri elbasan

Autoritetet po punojnë në kushte të vështira për të vënë situatën nën kontroll, ndërsa pritet një vlerësim i dëmeve materiale sapo flakët të neutralizohen plotësisht.

zjarri3

Ndërkohë, banorëve dhe qytetarëve që ndodhen pranë zonës u rekomandohet të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe ekspozimin ndaj tymit të dendur, deri në normalizimin e situatës.

zjarri7

zjarri4

© Panorama.al

Te lidhura