FOTO/ U arrestua nga policia, zbulohet resorti luksoz që ish-kryeinspektori i IMT, Ardian Halili ndërtoi në mënyrë të paligjshme

Aug 27, 2025 | 13:33

Policia ka vënë në pranga ish-kryeinspektorin e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Bashkinë Durrës, Ardian Halili, i akuzuar për ndërtim të paligjshëm në një zonë bregdetare në fshatin Shetaj të Ishmit.

resorti ardian halili

Objekti në fjalë është një resort luksoz, i njohur me emrin “Restorant Saint Michelle Camping Hotel”, i cili përfshin ndërtesa banimi, ambiente me pishina, palma dhe struktura të tjera shërbimi.

resorti3

Sipas hetimeve paraprake, kompleksi dyshohet se është ndërtuar pa leje në vitin 2017, periudhë kur Halili mbante funksione publike pranë Bashkisë së Durrësit.

resorti

Fillimisht, autoritetet raportuan për disa struktura të tipit “shtëpi pushimi” të ndërtuara pa autorizim, por hetimet e mëvonshme ngritën dyshime se i gjithë resorti është ngritur në mënyrë të jashtëligjshme.

resotrit1

Aktualisht, Prokuroria dhe Policia e Durrësit po kryejnë hetime të thelluara, duke shqyrtuar dokumentacionin në Kadastër, për të verifikuar nëse janë kryer manipulime apo shkelje ligjore gjatë procesit të regjistrimit dhe ndërtimit të kompleksit.

resorti2

LEXO EDHE: EMRI/ Arrestohet ish-kryeinspektori i IMT, akuzohet se ndërtoi disa shtëpi pushimi pa leje

 

© Panorama.al

Te lidhura