FOTO/ Spikat kapiteni i Kombëtares shqiptare, pjesë e formacionit të javës në Serinë A zgjidhet edhe portieri i Kosovës që çmendi Juven

Mar 23, 2026 | 10:40

Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti është zgjedhur në formacionin e javës së 30 në Serinë A.

gjimshiti

Falë paraqitjes së tij në fitoren e Atalantës kundër Veronës, mbrojtësi është vlerësuar me notën 8.0.

Ndërsa portieri i më i mirë i 11-shes së javës është zgjedhur ai i Sasuolos, Arijanet Muriç. Gardiani pati një mbrëmje magjike ku arriti të neutralizonte 7 gjuajtje të Juventusit, drejtuar kuadratit të tij, ku më e rëndësishmja padyshim ishte penalltia e pritur ndaj Lokatelit në minutën e 87-të.

muric

27-vjeçari në fund u zgjodh “Lojtari i Ndeshjes” dhe u vlerësua me notën 8.7 nga SofaScore.

WhatsApp Image 2026-03-23 at 09.59.20 (2)

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura