FOTO/ Sherr mes dy personave, njëri plagoset me sëpatë! Shoqërohet autori i dyshuar, ja si paraqitet gjendja e të dëmtuarit dhe shkaqet e dyshuara

Jul 5, 2026 | 13:11

Një plagosje me mjet prerës ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Korçës.

korce plagosja policia

Sipas informacioneve paraprake, konflikti ka ndodhur mes dy personave.

Njëri prej tyre raportohet se ka marrë një sëpatë dhe ka goditur personin tjetër, me të cilin është konfliktuar verbalisht një natë më parë.

korce1

Konflikti i mbrëmshëm ka vazhduar ditën e sotme (5 korrik), ku të dy personat janë konfliktuar sërish, por këtë herë ka përfunduar në plagosjen e njërit prej tyre.

dyqani plagosja

I dëmtuari është dërguar në spital, ku sipas bluzave të bardha ka marrë dëmtime në shpatull por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

korce policia shqiponjat

Mësohet se autori i ngjarjes është shoqëruar nga policia dhe ndodhet në Komisariat.

korce3

Grupi hetimor do vijojë me veprimet e mëtejshme për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

korce2

© Panorama.al

Te lidhura