Selena Gomez ka ndarë me ndjekësit e saj momente nga jeta private, duke publikuar foto pranë bashkëshortit të saj, Benny Blanco.
Këngëtarja postoi të dielën, më 19 korrik, një seri imazhesh në Instagram, ku shfaqet fillimisht duke pozuar në një kopsht, ndërsa në një tjetër moment shihet në krahët e Benny Blancos duke e puthur në buzë, me sfond perëndimin e diellit.
Në fotot e tjera, çifti shfaqet i afërt, me Gomez që i përkëdhel fytyrën producentit dhe Blanco që e puth në shpatull. Postimi përfshinte gjithashtu momente të këngëtares me familjen dhe miqtë e saj.
© Panorama.al



















