Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme (5 qershor) në Sarandë.
Ngjarja u shënua në rrugën “Gjergj Araniti”, ku u përplasen dy automjete. Për pasojë njëra u përmbys në mes të rrugës.
Një nga drejtuesit e mjeteve, ai që u përmbys, është dëmtuar, por pa pasoja për jetën. Gjithashtu ka pasur edhe dëme materiale.
Policia shkoi menjëherë në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit.
Si pasojë e ngjarjes është bllokuar edhe lëvizja në njërin sens të lëvizjes së rrugës.
© Panorama.al














