FOTO/ Përplasen “kokë më kokë” dy automjete në aksin Fier-Patos, plagosen shoferët dhe tre pasagjerët

Mar 31, 2026 | 22:37

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Fier – Patos, ku një automjet tip “Volkswagen” është përplasur me një mjet tip “Touareg”, duke shkaktuar lëndime te të dy drejtuesit dhe tre pasagjerët që udhëtonin me ta.

aksident Fier – Patos (2)

Të lënduarit janë transportuar menjëherë me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ndërsa në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Sipas informacioneve të para, përplasja ka qenë e fortë, ndërsa autoritetet po vijojnë punën për sqarimin e rrethanave dhe detajeve të ngjarjes.

aksident Fier – Patos (1) aksident Fier – Patos (1)

© Panorama.al

Te lidhura