Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha iu bashkua protestuesve para Kryeministrisë, të cilët kërkojnë dorëheqja e qeverisë, kryeministrit Rama dhe zv/kryeministres Balluku.
Berisha u shoqërua drejt kryeministrisë nga disa prej eksponentëve të PD-së, deputetë të kësaj force politike, por edhe nga militantë të shumtë.
Opozita sot kërkoi sërish dorëheqjen e Ramës dhe Ballukut, pas skandalit me dosjen e zv.kryeministres për tunelin e Llogarasë dhe jo vetëm.
© Panorama.al











