Për shumë vite ajo ka mbajtur detyra të larta në qeverinë “Rama”. Deri pak muaj më parë, Romina Kuko mbante postin e zëvendësministres së Brendshme. Por tashmë, me imazhin e saj do të mësohemi, duke e parë në sallën e Parlamentit.
Kuko u fut në sallën e Parlamentit, pasi fitoi mandatin e saj të parë. Tashmë, për disa javë me radhë ajo është fotografuar në oborrin e Parlamentit, ku kryesisht zgjedh që të vijë e vetme dhe të largohet e vetme, pa shumë miq apo pa shumë biseda.
Për disa javë me radhë kemi parë deputeten që tashmë në Parlament zgjedhë që të veshë këpucë të sheshta apo atlete. Disa herë, paparaci ynë ka mundur që të sjellë fotot, ku zonja klasike kishte thyer disi stilin e saj, por duket se këtë javë, Romina më në fund është kthyer tek takat e larta.
E veshur me një kostum të zi dhe pallto bezhë, Kuko kishte preferuar një palë taka të larta. Nëse na pyet ne, preferojmë këtë version të deputetes.
© Panorama.al














