Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në Samitin e 8-të të Komunitetit Politik Europian (EPC) që po mbahet në Jerevan të Armenisë.
Ai ka ndarë nëpërmjet një postimi në rrjetin social mbrëmjen e sotme, edhe përshtypjet nëpërmjet një albumi fotografik pa fjalë, ku shfaqet në takime, biseda e shtrëngime duarsh me drejtues të lartë të BE-së dhe liderë evropianë.
Mes tyre presidenti francez, Emanuel Macron, shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidentin Antonio Costa, kryeministren italiane, Georgia Meloni, shefen e diplomacisë së BE, Kaja Kallas, dhe deri te kryeministri kosovar, Albin Kurti.
© Panorama.al






















