FOTO-LAJM/ “Parlament i krimit”- Protestuesit i lënë mesazh te hyrja e Kuvendit deputetëve! Shkruajnë parullat me spraj

Jun 30, 2026 | 13:24

Prej më shumë se tre orësh qindra protestues janë grumbulluar para Parlamentit duke e rrethuar, teksa brenda ambienteve zhvillohej seanca plenare.

parlamenti i krimit1

Përveç thirrjeve dhe parullave për dorëheqjen e qeverisë dhe burgosjen e politikanëve të korruptuar, nuk munguan edhe mesazhet drjet ligjvënësve dhe Kuvendit.

Disa prej tyre vendosën që të shkruanin parullat edhe në rrugë, kryesisht në hyrje të Kuvendit, mbi pllaka.

parlamenti krimit2

“Parlament i krimit” ishte një prej tyre, e shkruajtur me spraj me ngjyrë të kuqe, teksa në distancë ishin edhe efektivët e Policisë.

Protesta ka pasur edhe tensione, teksa Policia i largoi me forcë, kurse qytetarët sulmuan me vezë makinat e deputetëve dhe hodhën thirrjet “Hajdutë” dhe “Parlament analfabet”.

parlamenti i krimit parulla

Mes parullave të tjera ishin edhe “Revolucion”, “Rama f*ck you”, “Arresto Ballukun”, “Rama dorëhiqu” apo “Nuk na përfaqësoni”.

© Panorama.al

Te lidhura