“Lironi çunat tanë”- Gjashtë orë protestë nga Kuvendi te Policia e Tiranës, qytetarët të vendosur: Nuk ikim nga këtu!

Jun 30, 2026 | 15:40

Qytetarët janë të vendosur për të mos u larguar nga rruga para Policisë së Tiranës deri në lirimin e 6 aktivistëve të arrestuar para Kuvendit.

shesh protestues

Prej orës 10:00, për rreth gjashtë orë, ata janë grumbulluar fillimit para parlamentit teksa zhvillohej seanca plenare dhe e zhvendosën atë për shkak të përshkallëzimit dhe arrestimit të Dritan Goxhajt dhe 5 të tjerëve.

Qytetarët me thirrjet “Lironi çunat tanë” u shprehën se nuk do largoheshin nga Drejtoria ku bllokuan rrugën pas mesditës, deri në nxjerrjen e tyre nga qelitë.

protestuesit policia e tiranes

Protesta para Drejtorisë së Policisë Tiranë do të vijojë deri në orën 19:00 dhe më pas do të shihen skenarët. Aktivisti Arben Kola tha se kjo protestë për sot kishte ndryshuar skenarin e orës për shkak të zhvillimeve, por më tej për në mbrëmje do vendosnin organizatorët.

arben kola

“Nuk e dimë nëse do rrethohet Policia e Tiranës apo kryeministria, do vendosin organizatorët më tej, por ne nuk do lëvizim prej këtu derisa të lirohen të shoqëruarit. Një prej tyre është Dritan Goxhaj si dhe 5 të tjerë”, tha ai.

proteste sot policia tirane

Mësohet se një pjesë e protestuesve janë në komisariate. Protestuesit bëjnë thirrje për lirimin e protestuesve të arrestuar para Parlamentit.

Thirrjet “lironi çunat” vijojnë.

protesta sot1

Protesta do të vijojë deri në orën 19:00 dhe do të vijojë si zakonisht, por nuk dihet skenari.

protestuesi ne shesh poolicia

Nuk kanë munguar edhe thirrjet “Rama jepe dorëheqjen”, “Rama në burg”, “Arresto Ballukun”, “Revolucion” apo “Parlament i krimit” dhe “Polici e krimit”.

protestuesja1

proteste sot

© Panorama.al

Te lidhura