FOTO/ I përfshirë në rrjetin e trafikut të kokainës në Itali, arrestohet adoleshenti shqiptar! Ja çfarë iu gjetën në makinë dhe në trup

Jan 17, 2026 | 16:30

Oficerët e karabinierëve nga stacioni i Farneto di Colombella në Itali, kanë goditur një rast të trafikut dhe shpërndarjes së drogës në rajonin e Peruxhias, duke arrestuar një shqiptar të dyshuar.

droga shqiptari

I ndaluari është një 18-vjeçar, që do akuzohet për posedim të lëndëve narkotike me qëllim shitjen e tyre.

I riu u ndalua ndërsa drejtonte automjetin që po përdorte.

Pas një kontrolli personal dhe të automjetit, oficerët gjetën dhe sekuestruan 31 pako kokainë, me një peshë totale prej 94 gramësh, si dhe 285 euro në para të gatshme, të ndara në kartëmonedha të vogla, një shumë që besohet të jetë fitimi i trafikut të paligjshëm të drogës.

Pas procedurave formale, 18-vjeçari, për shkak të provave serioze kundër tij, u vu në arrest shtëpiak dhe u mbajt përkohësisht në qelitë e paraburgimit të Komandës së Karabinierëve Provincialë të Peruxhia, në dispozicion të Autoritetit Gjyqësor.

itali droga shqiptari

Gjatë gjykimit të shkurtuar pasues, Gjykatësi i Gjykatës së Perugias, duke vleftësuar masën kufizuese, urdhëroi izolimin në banesë.

© Panorama.al

Te lidhura