FOTO/ E rëndë në Fier, mësuesi i Anglishtes bie nga kati i gjashtë dhe shpëton për mrekulli! Jetonte në Tiranë, mister shkaqet! Ja si paraqitet gjendja shëndetësore, ngeci te…

Jan 21, 2026 | 18:41

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në lagjen “15 Tetori” në qytetin e Fierit, ku një burrë rreth 55 vjeç, me profesion mësues i gjuhës angleze, ka rrezikuar jetën në banesën e tij.

fier mesuesi

Sipas informacioneve paraprake, 55-vjeçari Adriatik D., ndodhej në apartamentin e tij së bashku me bashkëshorten, kur për rrethana ende të paqarta ka rënë nga kati i gjashtë i pallatit, duke mbetur i varur në pjesën e jashtme të ndërtesës.

fier2

Situata ka qenë tejet e rrezikshme dhe ka zgjatur disa minuta, duke shkaktuar panik te banorët e zonës.

fier3

Në vendngjarje kanë mbërritur dy automjete zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur ndërhyrjen dhe shpëtimin e tij.

fier4

Po ashtu, janë grumbulluar forca të shumta të policisë, të cilat kanë siguruar perimetrin dhe kanë ndjekur procedurat përkatëse.

I lënduari është transportuar me urgjencë nga autoambulanca e urgjencës 127 drejt Urgjencës Kirurgjikale të Spitalit të Përgjithshëm të Fierit, ku po merr ndihmën mjekësore të nevojshme.

fier5

Burime spitalore bëjnë me dije se ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa forcat e policisë janë paraqitur edhe në ambientet e spitalit për të vijuar veprimet hetimore.

fier7

55-vjeçari është baba i dy djemve që jetojnë në Tiranë, ndërsa shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende nën hetim nga autoritetet.

fier8

Policia e Fierit njoftoi se:

“Rreth orës 17:50, në lagjen “Apollonia”, Fier, shtetasi A. D., 55 vjeç, dyshohet së është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte.

Aktualisht ky shtetas ndodhet në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon të jetë në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”.

© Panorama.al

Te lidhura