FOTO/ “Do i përshkallëzojmë!”- Banorët e Luzit përsëri në protestë për rrugën, pavarësisht procedimeve: Nuk do ndalemi derisa të ndërtohet!- Kalaja: Policia u po bën presione!

Feb 4, 2026 | 16:17

Banorët e Luzit në Fushë-Krujë kanë dalë për të disatën herë në protestë për rrugën e fshatit të tyre, që jo vetëm është e shkatërruar, por shkakton ndotje dhe rrezikon jetët e tyre për shkak të kamionëve.

protesta Luz banoret Fushe kruje

Edhe pse ditën e djeshme Policia e Krujës i procedoi disa protestues për shkak të organizimit të protestës pa leje, ata nuk janë tërhequr as nga kërkesa dhe as nga tubimi.

policia luz

Protestuesit vijojnë të kërkojnë rrugën dhe thonë se nuk do ndalen, por do i vazhdojnë protestat deri sa të bëhet rruga.

luz protesta

Në protestën e tyre ata kanë edhe mbështetjen e ish-kandidatit për deputet të opozitës, Aulon Kalaja.

protesta luz1

“Kemi dalë për rrugën, asnjë lloj reagimi, nuk ka shpresë, hera e pestë që dalim dhe s’kemi marrë përgjigje. Ne do vazhdojmë protestën, nuk ndalemi derisa ta zgjidhim këtë punë”, shprehet një prej banorëve të fshatit Luz.

banor luz

Ish-kandidati Kalaja shprehu mbështetjen ndaj banorëve dhe denoncoi Policinë për presionet ndaj qytetarëve, duke paralajmëruar se protesta do përshkallëzohet derisa ARRSH të shtrojë rrugën me asfalt.

“Jemi përsëri me banorët e Luzit, kërkojmë vetëm rrugën. I bëj thirrje Policisë, forcat e rendit, që kanë marrë në telefon disa banorë që të bëjnë deklarata mbrëmë, kjo është shkelje dhe nuk kanë asnjë të drejtë. Vetëm ARRSH mund të bëjë deklarime për këtë rrugë. I bëjmë thirrje ARRSH që të shtrojë rrugën, sepse protesta do përshkallëzohet. Duam rrugë tamom, jo çakull, duam asfalt. Dhe policisë i themi larg duart nga protestuesit”, tha ai.

Kalaja

Banorët akuzuan autoritetet vendore dhe Bashkinë, duke e lënë rrugën në shkatërrim, sikurse në vitin 1964.

banor2 luz

“Kam dalë për rrugën. Unë kërkoj rrugën e Luzit, është bërë si në vitin 1964 kjo rrugë dhe në 1975. E di unë se çfarë ka bërë Tur (Artur) Bushi (kryebashkiaku i Krujës), ndaj nuk vijnë këtu”, u shpreh një tjetër banor i indinjuar.

protesta2

© Panorama.al

Te lidhura