FOTO/ Deputeti i PD Besart Xhaferri i bashkohet protestës së Adriatik Lapajt para Kryeministrisë

Jan 31, 2026 | 18:52

Lëvizja Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt po zhvillon protestën në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” para Kryeministrisë. Por ajo që vihet re është edhe prezenca e deputetit të Partisë Demokratike, Besart Xhaferri.

besart xhaferri protesta e lapajt

Deputeti demokrat, siç shihet edhe nga fotot, shfaqet në mes të protestuesve që i janë bashkuar thirrjes së Lapajt për të protestuar kundër qeverisë dhe skandaleve që kanë përfshirë zëvendës kryeministren dhe ministren e Infrastrukturën Belinda Balluku.

Kujtojmë që më herët Lapaj ka refuzuar ftesën e kryedemokratit Sali Berisha për t’u bashkuar në një front opozitar kundër qeverisë.

besart xhaferi lapaj besart xhaferi lapaj1

 

© Panorama.al

Te lidhura